Picture
Optimizëm te Banka Popullore e Maqedonisë për rritjen ekonomike. Në vend se 2,3 për qind, prodhimi bruto vendor këtë vit duhet të rritet për 3,3 për qind. Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, parashikimet për rritjen e këtillë mbështeten në forcimin e të eksportit dhe rritjen e kërkesës vendore, para së gjithash nga investimet publike dhe rritjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja. 

‘Tani jemi pak më optimistë edhe për konsumin privat se ai do të përmirësohet më shpejtë sesa ishte pritur gjatë projeksionit të prillit”, tha  Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.

Rritje e ekonomisë parashikohet edhe në vitin 2014 edhe atë për 3,7 për qind, derisa rritja e shpejtuar prej 4,4 për qind e më tepër pritet në vitin 2015. Megjithatë, problem do të mbetet saldoja e llogarisë rrjedhëse, ku minusi këtë vit do të jetë 3 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. 

“Kjo rezulton kryesisht nga zvogëlimi relativ i transfereve rrjedhëse. Në vlera absolute, transferet rrjedhëse do të vazhdojnë të rriten gjatë viteve të ardhshme, por si pjesëmarrje në bruto-prodhimin vendor, ky indikator do të zvogëlohet”, u shpreh Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.

Inflacioni sivjet do të jetë rreth 2,8 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 2,3. Bogov konsideron se ekonomia e Maqedonisë do të mund ta financojë bruto-borxhin e jashtëm i cili arrin 5,4 miliardë euro ose mbi 72 për qind të BPV-së. Ai theksoi se deficiti buxhetor që e parashikon qeveria prej nga 3,9 për qind për sivjet dhe për vitin e ardhshëm, do të duhej të financohet nga huazimi i jashtëm, në vend se nga huazimi vendor/Alsat-m.




Leave a Reply.

    Reklama/Advertising

    Archives

    December 2013
    November 2013

    Categories

    All