Picture
Sipas burimit të portalit 77news.al Policia kufitare në Tabanoc ka kapur një sasi heroine të cilën një 23-vjeçar nga Kumanova me inicialet M.Xh, e kishte fshehur në një kuti me lëng frutash. I riu po udhëtonte me autobusin e linjës Kumanovë - Bern. Bëhet fjalë për gjysmë kilogram lëndë narkotike. Vlera në treg është rreth 50 mijë euro. Policia ka arrestuar 23-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.

 
Picture
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 74-të solli Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2012. Gjatë debatit vërejtja kryesore e opozitës ishte se Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2013 nuk është dorëzuar në afatin e përcaktuar ligjor dhe po shqyrtohet me vonesë pa praninë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski.

Deputetja e LSDM-sCvetanka Ivanova e LSDM-së tha se për vonesën e llogarisë përfundimtare, në pajtim me ligjin, një kompani duhet të paguaj rreth 3.000 euro, ndërsa për vonesën e llogarisë përfundimtare të Buxhetit askush nuk mban përgjegjësi. Sipas Igor Ivanovskit të LSDM-së, gjithçka që është premtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Stavreski, nuk është realizuar. Nënvizoi se rritja e projektuar nuk është realizuar dhe se nga 2,5 për qind e realizuara ka rënie prej 0,3 për qind.

Rënie ka edhe në rritjen e planifikuar të industrisë prej 1,7 për qind në 1,4 për qind, ndërsa inflacioni prej 2,8 për qind është rritur në 3,5 për qind. Deficiti buxhetor është rritur për 55 për qind mbi të planifikuarën. Akuzoi se Qeveria i ka bërë bankat e varura nga shteti dhe se ekonomia e Maqedonisë pësoi kolaps.

Deputetët e shumicës parlamentare, thanë se viti 2012 është një nga vitet më të vështira si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, por nënvizuan se edhe në kushte të këtilla Qeveria solli masa me të cilat e ruajti nivelin e standardit të qytetarëve dhe u ka kushtuar vëmendje kategorive sociale.

 
Picture
Niveli i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është shumë i ulët dhe pengesë për këtë janë kushtet infrastrukturore si dhe promovimi i dobët i produkteve blegtorale të Maqedonisë në Shqipëri. Kështu deklaroi e ambasadori i Shqipërisë në largim Arben Çejku duke përjashtuar mundësinë që politika të jetë pengesë  për vendosjen e një bashkëpunimi më të mirëfilltë ekonomik.

“Kemi një shkëmbim tregtar rreth 80 milion dollarë i cili është shumë pak për nivelin e marrëdhënieve që kemi, duke përjashtuar krizën e përgjithshme. Ka ndikuar edhe infrastruktura prandaj duhet të punojmë më shumë. Disa nga produktet e Maqedonisë kanë më shumë nevojë për t’u bërë prezente në opinionin publik në Shqipëri. Këtu kam parasysh kryesisht produktet blegtorale dhe verën”, deklaroi Arben Çejku, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni.

Zgjidhjen e këtij problemi Çejku  e shef tek lidhja hekurudhore Maqedoni-Shqipëri e cila duhet të filloj të ndërtohet, si dhe në zonat e lira ekonomike. Por sipas tij nuk duhet që shteti të fokusohet në shkëmbimit tregtar për shkak se kjo sipas tij nuk sjell rezultate. Ai vlerëson se investimet e përbashkëta si në Maqedoni dhe Shqipëri përveç se shtojnë numrin e të punësuarve, ato rrisin edhe fuqinë eksportuese të vendit. Këto komente ai bëri në takimin lamtumirës të organizuar nga OEMVP. 

 
Picture
Optimizëm te Banka Popullore e Maqedonisë për rritjen ekonomike. Në vend se 2,3 për qind, prodhimi bruto vendor këtë vit duhet të rritet për 3,3 për qind. Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, parashikimet për rritjen e këtillë mbështeten në forcimin e të eksportit dhe rritjen e kërkesës vendore, para së gjithash nga investimet publike dhe rritjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja. 

‘Tani jemi pak më optimistë edhe për konsumin privat se ai do të përmirësohet më shpejtë sesa ishte pritur gjatë projeksionit të prillit”, tha  Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.

Rritje e ekonomisë parashikohet edhe në vitin 2014 edhe atë për 3,7 për qind, derisa rritja e shpejtuar prej 4,4 për qind e më tepër pritet në vitin 2015. Megjithatë, problem do të mbetet saldoja e llogarisë rrjedhëse, ku minusi këtë vit do të jetë 3 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. 

“Kjo rezulton kryesisht nga zvogëlimi relativ i transfereve rrjedhëse. Në vlera absolute, transferet rrjedhëse do të vazhdojnë të rriten gjatë viteve të ardhshme, por si pjesëmarrje në bruto-prodhimin vendor, ky indikator do të zvogëlohet”, u shpreh Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.

Inflacioni sivjet do të jetë rreth 2,8 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 2,3. Bogov konsideron se ekonomia e Maqedonisë do të mund ta financojë bruto-borxhin e jashtëm i cili arrin 5,4 miliardë euro ose mbi 72 për qind të BPV-së. Ai theksoi se deficiti buxhetor që e parashikon qeveria prej nga 3,9 për qind për sivjet dhe për vitin e ardhshëm, do të duhej të financohet nga huazimi i jashtëm, në vend se nga huazimi vendor/Alsat-m.

 
Picture
Një masë e mbylljes së përkohshme dhe gjobë , është imponuar për 58 objekte edhe atë në Tetovë (26) , Veles (8) , Kumanovë(10), Ohër (3), Vevçani(1) , Manastir (3) dhe Prilep (5) . Në të njëjtën kohë , kontrollet mbyllën dhe dy bastore "ilegale" në Strugë (Veleshtë dhe Radolist) , ku janë konfiskuar edhe të gjitha pajisjet.

Cdo ditë në kontrollet mobile të DAP, janë vërejtur raste të fyrjeve dhe pengesës së inspektorëve tatimor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke përfshirë edhe ndërhyrjet nga personalitet vendore dhe punonjësit e DAP për të reduktuar dënimet për bizneset që janë të drejtuara nga familjarët e tyre ose miq.

Në komunën e Cashka , gjatë kontrollit në një tatimpagues më shumë njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës dhe zë u thanë fjalët abuzive. Në mënyrë për të parandaluar incidentet , është bërë një kërkesë në Ministrinë e Brendshme, ku është konstatuar se njëri prej personave është një oficer i lartë i policisë . Rasti është regjistruar në Sektorin për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale të Ministrisë.

Gjithashtu në Veles , pronari i një depo me mallra i ushqimore u përpoq për të shtyrë kontrollin në mënyrë që të " intervenoj" përmes nje inspektori të DAP , i cili ishte në lidhje familjare, dhe biri i të cilit ka punuar në depo.

 
Picture
Nga mesnata benzinat do të lirohen edhe atë për 2.66 % vendosi KRE-ja. Benzina dhe nafta do të shiten për dy denarë më lirë . Çmimi i ri i EUROSUPER - 95 do të jetë 76,50 denarë për litër, EUROSUPER -98 do të shitet për 78 dhe nafta për 68,50 denarë. Rregullatorët  këtë rënie e shpjegojnë me atë se kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në dy javët e fundit është më i ulët , përveç kësaj ka edhe ulje të çmimit të derivateve të naftës në tregun botëror.

    Reklama/Advertising

    Archives

    December 2013
    November 2013

    Categories

    All