Picture
Edhe pse e gjithë bota po përballet me krizën financiare, kjo nuk vlen për shtetin nordik, Norvegjinë. Ky shtet ka fitime, aq sa rrezikohet që këto para t’i investoj në projekte që nuk kanë fitim.

Norvegjia që prej viteve '90-ta ka themeluar një fond, ku paratë e fituara investohen jashtë vendit. Kështu që, Norvegjia ka fondin e tillë më të madh në botë, prej 570 miliardë euro.

Norvegjia ka papunësinë më të ulët në botë, ndërsa pagat janë rreth 70% më të larta se mesatarja e vendeve të tjera evropiane.

 
Picture
Raundi i dytë e negociatave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Europian (BE) për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë mes dy vendeve, do të zhvillohet në muajin nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Intertas e lajmeve e cila njoftoi se Komisioni Evropian të hënën deklaroi se raundi i dytë i negociatave për bashkëpunim tregtar dhe për investim të dy anëve të Atlantikut “TTIP” do të zhvillohet më 11 deri më 15 nëntor në Bruksel.

Këto negociata ishin caktuar të zhvilloheshin më 7 deri 11 tetor, por për shkak të pushimit të qeverisë amerikane janë shtyrë për muajin nëntor. 

Raundi i tretë i këtyre negociatave gjithashtu do të zhvillohet më 16 dhjetor në Uashington të SHBA-ve. 

Pritet që nënshkrimi i marrëveshjes për tregti të lirë të rezultojë me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe nivelit të punësimit në ve shtetet e BE-s. 

Bashkimi Evropian dhe Amerika posedojnë 40 % të prodhimeve ekonomike të botës, ndërsa kanë marrëdhënie të gjera mes vete./agjensia e lajmeve ekonomia.

 
Pictureby Google image
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e tij për rritjen ekonomike globale dhe thotë se rruga drejt rimëkëmbjes nuk do të jetë e lehtë në vendet e zhvilluara. Ekspertët e FMN-së thanë se rritja globale do të jetë rreth 3,3% këtë vit, shifër kjo 0,2% më e ulët se vlerësimet e tyre në fillim të vitit. Organizata huadhënëse thotë se rritja ekonomike do të përmirësohet në vitin 2014.

Raporti i sotëm i FMN-së vjen ndërsa zyrtarë të lartë të financave nga e gjithë bota janë mbledhur në Uashington për takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, që do të zhvillohen gjatë kësaj jave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se shkurtimet e shpenzimeve të qeverisë do të pengojnë rritjen e ekonomisë amerikane me më shumë se 1,9% këtë vit, por parashikon se ekonomia më e madhe në botë do të zgjerohet më shpejt në vitin 2014.

Në përgjithësi, eurozona është në recesion dhe ekonomia e saj do të tkurret me 0,3% këtë vit. FMN-ja parashikon se recesioni do të përfundojë dhe se ekonomia e eurozonës do të zgjerohet paksa vitin e ardhshëm.


 
Picture
Niveli i papunësisë në zonën e euros në shtator arriti vlerën rekord - 12.2 %.

Pavarësisht faktit që kjo shifër nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me muajin gusht (12 %), për një muaj numri i të papunëve është rritur me 60 mijë vetë.

Gjithsej në 17 vende të eurozonës, sipas informacionit të Eurostatit, të papunë numërohen 19.5 milionë persona.

Të dhënat paraprake të \"Eurostat\" në bazë të inflacionit tregojnë se në muajin tetor ai ka rënë deri në 0.7% në vit - hera e parë që nga shkurti i vitit 2010 norma e inflacionit në zonën e euros u ul nën 1%. 

    Reklama/Advertising

    Archives

    November 2013

    Categories

    All