Picture
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 74-të solli Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2012. Gjatë debatit vërejtja kryesore e opozitës ishte se Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2013 nuk është dorëzuar në afatin e përcaktuar ligjor dhe po shqyrtohet me vonesë pa praninë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski.

Deputetja e LSDM-sCvetanka Ivanova e LSDM-së tha se për vonesën e llogarisë përfundimtare, në pajtim me ligjin, një kompani duhet të paguaj rreth 3.000 euro, ndërsa për vonesën e llogarisë përfundimtare të Buxhetit askush nuk mban përgjegjësi. Sipas Igor Ivanovskit të LSDM-së, gjithçka që është premtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Stavreski, nuk është realizuar. Nënvizoi se rritja e projektuar nuk është realizuar dhe se nga 2,5 për qind e realizuara ka rënie prej 0,3 për qind.

Rënie ka edhe në rritjen e planifikuar të industrisë prej 1,7 për qind në 1,4 për qind, ndërsa inflacioni prej 2,8 për qind është rritur në 3,5 për qind. Deficiti buxhetor është rritur për 55 për qind mbi të planifikuarën. Akuzoi se Qeveria i ka bërë bankat e varura nga shteti dhe se ekonomia e Maqedonisë pësoi kolaps.

Deputetët e shumicës parlamentare, thanë se viti 2012 është një nga vitet më të vështira si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, por nënvizuan se edhe në kushte të këtilla Qeveria solli masa me të cilat e ruajti nivelin e standardit të qytetarëve dhe u ka kushtuar vëmendje kategorive sociale.




Leave a Reply.

    Reklama/Advertising

    Archives

    December 2013
    November 2013

    Categories

    All