Picture
Ministri i Financave, Besim Beqaj duke marrë pjesë në hapjen e Fabrikës së Plehrave Artificial në Vushtrri tha se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e zhvillimit ekonomik, pasi rritë eksportin e këtyre produkteve që deri tani janë importuar, duke theksuar se Qeveria e Kosovës do t’i përkrahë të gjithë prodhuesit që krijojnë biznese dhe hapin vende të reja pune.
 
 Ministri Beqaj hapjen e Fabrikës “Hemo Agrokos “ e ka cilësuar të nivelit ndërkombëtar.

“Kjo fabrikë do t’i zgjerojë potencialet e eksportit. Fabrika si kjo do të ndihmojmë që të bëhen sa më të shpeshta që ekonomia të mbështetët sa më shumë në sektorin privat”, ka thënë ai.

Beqaj, me këtë rast, ka përmendur lehtësirat për bizneset që janë krijuar nga Qeveria e Kosovës. Kështu vendimi për heqjen e TVSH-së për produktet primare, sipas tij, ka prekur 20 mijë familje në Kosovë, duke ndihmuar shumë prodhues vendas.

Ministri i Financave ka shtuar se Kosova do ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në nivel rajonal, duke e kaluar edhe 4 për qindëshin.

 Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, e ka vlerësuar lart hapjen e kësaj fabrike. Sipas tij, ky investim nuk është vetëm për Vushtrrinë, por për krejt Kosovën.

 “Biznesi vendas përherë do ta këtë përkrahjen e Qeverisë. Jemi në biseda të vazhdueshme me BERZH-in dhe institucione të tjera financiare për mundësinë e marrjes së kredive të buta”, ka thënë Ismajli.

Nga ana tjetër, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se kjo fabrikë do të synojë jo vetëm tregun e Kosovës, por edhe më gjerë. Shahini ka thënë se vetëm duke prodhuar do të kemi rritje ekonomike.

Në këtë ceremoni morën pjesë dhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore, Menderes Kuçi, dhe kryetari i Klubit të Biznesit të Ulqinit “Ana e Malit”, Kabil Kurti.  

Ata thanë se presin bashkëpunim mes bizneseve shqiptare këtej dhe andej kufirit.




Leave a Reply.

    Reklama/Advertising

    Archives

    November 2013

    Categories

    All